Arbana Osmani po vazhdon të merr vëmendje me paraqitjet e saj në spektaklet e BBV.
Edhe në “Prime” të ditës së martë ajo u shfaq elegante si përherë,.
Ndoshta ju nuk e keni vënë re por fansat janë të bindur se moderatorja e dashur është shtatzënë.
Gjeneza e këtyre thashethemeve ka nisur pasi që Arbana Osmani ka që 6 “Prime” që po vishet me rroba ngjyrë të zezë.
Në foton e fundit të Arbanës, ku postoi imazhin nga spektakli i ditës së martë ku ajo u shfaq me një fustan i zi me rrip dhe me dekoltenë e hapur, ndjekësit komentojnë se janë të sigurt që ajo është në pritje të ëmbël.
“Pse kam pershtypjen qe je shtatzene?”, e pyet një ndjekëse. “Është”, ia kthen një tjetër. Komentet më poshtë vijojnë duke aluduar se kjo është arsyeja pse Arbana është shfaqur e veshur me të zeza në puntatat e fundit, pra për të fshehur shtatzëninë.
“Prap me te zeza 6 Prime me te zeza”, i komenton një ndjekëse. “Është shtatzënë s’e sheh”, i replikon një tjetër.
“Dukesh që je shtatzënë”, shkruan një tjetër komentues. “Ashtu mendoj edhe une. Keto primet e fundit vetem me te zeza”, “100% … Jam shume e bindur”, vazhdojnë komentet, të cilave Arbana ka preferuar të mos u kthejë përgjigje.
Kujtojmë se Arbana Osmani është nënë e dy djemve Jonit dhe Diellit.