Një aeroplan u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një burrë dyshohet se filloi të bërtiste se gruaja pas tij po përpiqej ta godiste me një shiringë.
Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi të Frontier Airlines nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut për në Orlando, gjatë të cilit një pasagjer thuhet se u ankua se një pasagjere po e sulmonte me gjilpërë nga pas.
Fluturimi u ndalua si pasojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Durhamit, raporton Mail Online.
Imazhet nga brenda aeroplanit tregojnë disa pasagjerë meshkuj duke u përpjekur të frenojnë burrin, i cili po bërtiste. Pamjet, të cilat janë shpërndarë në mediat sociale, tregojnë të paktën gjashtë pasagjerë të tjerë të grumbulluar rreth tij në fluturim, duke u përpjekur ta bëjnë atë të qëndrojë në vend.
Pasagjerët e tjerë mund të dëgjohen duke u bërtitur njerëzve të tjerë për ta “lidhur”.
Një tjetër pasagjer në fluturimin e burrit tha se ai kërcënoi një fëmijë dhe se do t’i vriste të gjithë.