“A fusim nga 100 euro?”/ Të ftuarit VIP kërkuan të qëndronin më shumë me banorët e BB VIP

Agron Llakaj, Salsano Rrapi, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini dhe Fiorentina Halili, ishin të ftuarit e radhës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët e “Big Brother VIP” u surprizuan nga miqtë e tyre, të cilët janë të njohur për publikun shqiptar. Koha me ta ishte aq e bukur, sa u duk sikur edhe të ftuarit nuk dëshironin të largoheshin aq shpejt nga aty.Ata krijuan një atmosferë të mrekullueshme brenda në shtëpi dhe e gjithë mbrëmja u kalua duke treguar histori të tyre, humor e batuta, ndërsa ata darkonin së bashku.

Por koha e qëndrimit të vizitorëve ishte e limituar. Ndërsa ishin në sekondat e fundit, ata kërkuan që të shtyhej akoma edhe më shumë.

Ermal Mamaqi dha mendimin që të gjithë të fusnin nga 100 euro, ndërsa artisti Agron Llakaj u shpreh se do të paguante 10 minuta.

Kjo ishte pozitive për banorët, ndërsa ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht tashmë për finale e madhe.