Ndotja e ajrit në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme.
Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 157 të parametrave të grimcave PM 2.5.
Këto janë matjet e fundit të orës 11:00.
Në bazë të këtij parametri, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.