Kunj për Semin? Beatrix publikon mesazhin që ia dërgoi Albani gjatë natës së spektaklit

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, ka qenë në krye të mediave rozë për gjatë këtyre muajve të fundit ku ishte edhe pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë kësaj kohe që këngëtarja ishte pjesë e këtij formati zyrtarizoi lidhjen me aktorin, Donald Veshaj e që u gjykua shumë nga ndjekësit nëpër rrjete sociale

Ndërsa, të martën mbrëma pjesë e spektaklit ishte edhe ish-banorja, Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e ish të dashurës së Donaldit, Borës.

Në momentin që ishtë duke u zhvilluar një debat në mes Semit dhe Beatrixës, kjo e fundit kishte marr një mesazh nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili i kishte shkruar: “Vriti me butësi”.

Këtë mesazh e publikoi vetë këngëtarja kosovare, e cila shkroi:

“Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”.

Por, ndjekësit këtë mesazh të Albanit e kanë parë si një këshillë mbi qëndrimit e Beatrixës ndaj Semit.