Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka arritur në objektin e Qeverisë ku edhe tashmë e ka nisur takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e emisarit britanik Peach me kryeministrin Kurti mediet do të lejohen të marrin vetëm pamje.
Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Pas kryeministrit Kurti, ai do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më poshtë keni fotografitë nga arritja e tij në Qeveri.