Edhe një analiste aderon në politikë, i bashkohet ekipit të Përparim Ramës

Hana Xhemajli, një ish-aktiviste e shoqërisë civile, i është bashkuar ekipit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Xhemajli, e cila ishte aktivizuar në analiza politike gjatë periudhës së pandemisë si njohëse e çështjeve dhe politikave shëndetësore, është emëruar këshilltare për komunikim strategjik në kabinetin e kreut të kryeqytetit.

Ish-aktivistja, nuk ishte kursyer edhe me analiza politike përgjatë zhvillimeve të vitit të kaluar dhe atij paraprak.Ditë më parë edhe biznesmeni politikan, Bekim Brestovci, i është bashkuar ekipit të Përparim Ramës, rreth tri javë ditë pas dorëheqjes nga Nisma Socialdemokrate.

Brestovci, i cili i ka dhënë fund angazhimit të tij në subjektin politik të Fatmir Limajt në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar se tash e tutje do të shërbejë si këshilltar për Investime Kapitale në kabinetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.