Digjitalizimi dhe llogaridhënia institucionale, prioritet i Qeverisë-Bislimi: Synojmë një mjedis më të mirë për bizneset

Zvogëlimi i barrës administrative dhe reforma administrative po konsiderohet si prioritet i Qeverisë së Kosovës, ku me këtë rast ka nisur procesi i hartimit të strategjisë kombëtare të zhvillimit 2020-2030. Reforma administratës publike e ka një rol të rëndësishëm në qeverisjen Kurti 2 për mjedis më të mirë të të bërit biznes dhe lehtësimin e barrës administrative për qytetarë.

Kështu tha Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin ku u prezantua qasja e ekzekutivit për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se reforma e administratës publike e ka një rol shumë të rëndësishëm në Qeverinë Kurti 2, teksa tha se kjo do të ketë edhe llogaridhënie institucionale.

“Dua të theksoj se ne kemi rinisur procesin e hartimit të strategjisë kombëtare të zhvillimit 2020-2030 me një qasje komplet të re dhe gjithëpërfshirëse ku përveç ministrive, gjithë sektorët e përfshirë por edhe administratën publike. Strategjia kombëtare e zhvillimit do të jetë strategjikë dhe orientues i reformave për qeverisjen tonë. Si pjesë e reformave të përgjithshme në administratën publike, është përmirësimi i zhvillimit dhe koordinimi i politikave do të zbatohet përmes kornizës kombëtare të menaxhimit strategjik. Ndër të tjera kemi filluar edhe strategjinë e re të reformës së administratës publike e cila do ndjek një qasje të re ndërmjet planifikimit më të mirë duke e duke vendosur qartësi dhe llogaridhënie institucionale”, tha ai.

Tutje Bislimi tha se për shkak të rëndësisë të veçantë të prioriteteve qeverisëse, kanë filluar edhe procesin e zhvillimit të barrës administrative për qytetarët në sektorin privat.

“Zyra e planifikimit strategjik është alokuar me rolin e institucionit koordinues në nivel qeveritar për procesin e zvogëlimit të barrës administrative. Qëllimi jonë është që të zhvillojmë një dokument gjithëpërfshirës që të ndërtohet mbi qasjen praktike në aktivitete dhe buxhet të saktë”, tha ai.

Bislmi tha se qasja e tyre në këtë drejtim do të mundësoj përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga qeverisa për qytetarët dhe biznese.

“Thjeshtësimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithve prej nesh dhe do të krijoj një mjedis më të mirë të të bërit biznes në Kosovë. Nga përgjegjësia e detyrës sime si zëvendëskryeministër dua t’ju garantoj angazhimin e fortë për një reformë efektive të administratës publike dhe një zbatim të mirë”, u shpreh Bislimi.

Ndërsa Bardhyp Dobra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike tha se reforma në administratë është më se e nevojshme e se një gjë të tillë e dëshmojnë raportet e organizatave të huaja e të instituteve të kërkimit por edhe situata që e hasim çdo ditë.

“Ne si Ministri e Punëve të Brendshme kem filluar të marrim një seri reformash në këtë fushë. Qasja e për ka të bëjë me aspektin legjislativ, kemi filluar me ndryshimin e disa ligjeve sikurse edhe përpilimin e një numri të ligjeve. Desha vetëm të përmend njërin prej tyre që është ligjin për procedura të ndryshme administrative”, tha ai.

“Në mënyrë që ky ligj të implementohet duhet të bëhet harmonizimi ligjeve të tjera dhe këtë proces ne veç sa e kemi filluar. Jemi të interesuar që jo vetëm shërbimet të digjitalizohen por edhe procedurat administrative në mënyrë që përpunimi i dosjeve të ndryshme të jetë sa më i shpejtë dhe më i mirë”, u shpreh Dobra.