Tahiri: Po keqmenaxhoni qëllimshëm për të blerë 100 milionë euro rrymë nga Serbia

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit, ka thënë Qeveria po e përdorë ZRrE-në, si instrument politik.

Ai ka akuzuar qeverinë se po e keqmenaxhon qëllimshëm çështjen e rrymës për të blerë rrymë me 100 milionë euro nga Serbia.

Tahiri ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur reduktime të energjisë për më shumë se 13 vjet.

“Ju duke e përdor ZRRE-në, si instrument tuajin politik e keni lënë jashtë tarifave të veriut, ju e keni bërë më vetëdije të plotë, kjo është pjesë e një planit tuaj. Ju keni bërë një dëme jashtëzakonisht të madh, ne kemi lënë kapacitete të plota të prodhimit e këtu s’ka pasur reduktime të energjisë elektrike qe 13-14 vite, sepse ka pasur një menaxhim të mirë e sot ke një keq menaxhim të qëllimshëm se duhet të blihet rryma në Serbi, me 100 milion eurot e tona duhet të blihet rryma në Serbi”, u shpreh Tahiri.