Tuesday, November 26, 2024
Home INFO Rama: Prishtina ka nevojë për një qendër adekuate për përkrahjen e personave...

Rama: Prishtina ka nevojë për një qendër adekuate për përkrahjen e personave me sindromën Down dhe autizëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se personat me sindromën Down dhe Autizëm duhet të kenë një qendër adekuate për integrim dhe përkrahjen e këtyre personave.

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në objektin e përcaktuar për ndërtimin e Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm.

“Prishtinës i nevojitet një qendër adekuate e integruar për përkrahjen e personave me sindromën Down dhe Autizëm.

Së bashku me ekipin e Komunës, organizuam një vizitë për të përcjellë ecurinë e punës në objektin e përcaktuar për ndërtimin e ‘Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm’.

Jemi mirënjohës ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA për mbështetjen në krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar Rama në Facebook.