Pesë të vdekur dhe 1 mijë e 140 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 1 mijë 140 qytetarë si dhe janë shënuar pesë raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.

Në total numri i rasteve aktive është 18.506.