Nga nesër mund të vaksinoheni edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19 do të aktivizohet nga nesër në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.

Ministria e Shëndëtësisë ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.

Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë shtesë të pranishëm nesër do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i,  USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin  e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet të enjten (10 shkurt 2022) në ora 12:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.