Kurti: Qytetarë të dashur, është e pamundur të bëj mrekulli për krizën e rrymës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke folur për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti vec tjerash tha se rritja erdhi si pasojë e krizës energjetike globale.

Ai tha që nëse kërkohet të mos ketë rritje të çmimit ose të subvencionhet krejt energjia që kërkohet ose siç tha kryeministri të kërkohet ‘që mrekullisht të zhduket kriza energjetike’, për këtë të fundit tha se është e pamundur të bëhet. Pra mrekullia.

Një pjesë fjale e kryeministrit, që e përcjell Periskopi:

Shumën fillestare prej 75 milionë e kemi ngritur në 100 milionë.

Kjo ka mundësuar që tarifat e reja të mos jenë 600 kilovatëshe por prej 800 kilovatorësh.

Çmimi i energjisë për të gjithë qytetarët mbetet i pandryshuar për 800 kilovatëshin.

Tarifat e reja janë vetëm për mbi 800 kilovatë të shpenzuar përgjatë një muaji.

Gjatë muajve të nxehtë, 89.2 për qind të familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.Për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimeve të energjisë elektrike, në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur shkaku i inflacionit të importuar, synojmë të shmangim ndonjë rritje të mëtutjeshme të produkteve dhe shërbimeve.

Kështu ruajmë edhe qytetarët edhe bizneset.

Qytetarë të dashur,

Nga kriza energjetike si në çdo krizë tjetër nuk ka zgjidhje ideale.  

Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet menjëherë një gjendje si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për tejkalimin e krizës për sa më shumë prej jush.

Kur kërkohet të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike kur po shpenzojmë më shumë se ç’po prodhojmë dhe kur çmimet e importit vazhdojnë të jenë më të larta se zakonisht çka në fakt po kërkohet është që ose shteti të subvencionojë krejt importin e energjisë ose që mrekullisht të zhduket kriza energjetike.

E para është e papërballueshme, e dyta është e pamundur