Kurti: Gjatë dimrit, 70 për qind e familjeve nuk preken nga shtrenjtimi i rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka arsyetuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike, teksa ka thënë se subvencionimi i plotë i importit të energjisë me çmimet e larta të tregut aktualisht, është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Kuti ka thënë se gjatë muajve të dimrit, 70.4 për qind e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht.

“Me këtë vendim është zhvendosur pragu i bllok tarifës. Shumën fillestare prej 75 milionë euro e kemi ngritur në 100 milion, besoj se kjo shumë e ka zvogëluar tarifën. Për konsumin deri në 800 kilovat nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Për konsum 850 orë dallimi mes faturës së vjetër deri te ajo e re do të jetë minimale, një rritje deri në 5 përqind. Në rast të konsumit deri në 1000 mijë kilovat orë dallimi do të jetë 17 përqind. Gjatë muajit të ftohtë 70.4 e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë ose do të preken minimalisht”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë Kurti.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale energjinë elektrike dhe të tregojnë solidaritet shoqëror për ta tejkaluar këtë krizë.

“Në kriza energjetike nuk ka zgjidhje ideale, duhet të synohet një mënyrë për tejkalim sa më të shpejtë të krizës. Kur kërkohet të mos ketë rritje në një kohë kur shpenzojmë më shumë se kërkojë është që ose shteti të subvencionojë energjinë ose kriza mrekullisht të zhduket. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve për racionalizim të energjisë elektrike. Sa më shumë së kurset aq më e vogël është nevoja për import. Së bashku e solidar do ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, u shpreh kryeministri Kurti.