Kreu i FFK-së takon Alasdair Bell

Në vazhdën e takimeve me personalitete të rëndësishme të FIFA-s, presidenti Agim Ademi është takuar edhe me zëvëndëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Alasdair Bell, i cili është edhe shef për çështje ligjore në FIFA.

Z. Bell në kohën e pranimit të Kosovës ishte zyrtar ligjor në Konfederatën Evropiane të Futbollit, UEFA dhe e kishte mbrojtur fuqishëm çështjen e pranimit të FFK-së në UEFA më 3 maj në Kongresin e Budapestit, kur Federata jonë ishte pranuar në UEFA.

Me këtë rast, presidenti Ademi, e falënderoi edhe njëherë z. Bell për avokimin e tij për pranimin e FFK-së në UEFA si dhe për gjithë bashkëpunimin në vitet e mëtutjeshme. Në anën tjetër, z. Bell, e uroi presidentin Ademi për punën në krye të FFK-së dhe tha se progresi që ka bërë Federata e Futbollit e Kosovës në vitet pas pranimit ka dëshmuar që kauza të cilën ai e ka mbrojtur në Budapest ka qenë e drejtë.

Bell shprehu bindjen se nën drejtimin e Ademit, FFK do të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë.