Kosovarët bien pre e mashtrimit,ua marrin 10 mijë euro me premtim të rremë për punësim e banesa

Në Mitrovicë të Veriut tre persona kanë raportuar në Polici se janë mashtruar nga tre të dyshuar. Atyre u ishin marrë 10 mijë euro, duke u premtuar banesa e punësim.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka treguar se ngjarja ka ndodhur në prill-maj të vitit të kaluar.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

“Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë prill-maj 2021-NN. Tri viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se janë mashtruar nga tre të dyshuar meshkuj duke ju marr para të gatshme 10.000 euro me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim. Nuk raportohet për të arrestuar”, thekson raporti.