Komisioni për Buxhet s’miraton shpenzimet e RTK-së për periudhën tetor-dhjetor 2021

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e sotme me shumicë votash nuk është miratuar raporti i shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021.

Për këtë raport të shpenzimeve të RTK-së për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar, të gjithë anëtarët e komisionit nga VV votuan kundër.

Edhe në fillim të mbledhjes është hedhur në votim ky raport, por që nuk pati kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje.

Lidhur me raportin e transmetuesit publik për periudhën tetor-dhjetor 2021 në mbledhjen paraprake të Komisionit gjatë shqyrtimit ka pasur vërejtje dhe kritika nga anëtarët e Komisionit nga radhët e partisë në pushtet dhe nga bordi i ri i RTK-së.