Formohet këshilli organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së

Është miratuar propozim vendimi për formimin e Këshillit Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, me datë 5,6 dhe 7 mars 2022.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë edhe emrat e Këshillit Organizativ të cilit do t’i prijë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kurti prezantoi këshillin me këtë përbërje:

Kryesues: Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Anëtaret:

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skënderajt

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

Hajrulla Ceku – Ministër i Kulturës

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Bashkim Jashari – Komandat i FSK-së

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve

Po ashtu, Kurti ka ftuar të dërgojnë përfaqësues edhe nga Zyra e Presidencës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Organizuarat e dala nga lufta dhe organizatat e shoqërisë civile.