Dua Lipa doli e veshur me stil nga një hotel në Miami Beach, Florida, të martën përpara nisjes së turneut të saj botëror.
Ylli 26-vjeçar i muzikë pop kishte veshur një këmishë me ngjyrë të hirtë së bashku me geta të zeza, teksa largohej nga hoteli “Setai”.
Këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” e kompletoi dukjen e saj me një palë atlete sportive të hirta.
Dua i kishte stiluar flokët e saj të gjatë në stilin e një bishti
Këngëtarja e hitit “New Rules” la bukurinë e saj natyrale të dilte në pah, pasi nuk kishte vendosur makijazh në fytyrën e saj.
Për aksesorë, Lipa kishte zgjedhur një palë vathë të mëdhenj argjendi në formë harku.
Artistja me origjinë nga Kosova të martën fitoi çmimin Brits për “Artisten më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike që u mbajt në “The O2 Arena” të Londrës.
Dua nuk ishte prezentë fizikisht, por e pranoi çmimin në një video-mesazh nga larg, në të cilin falënderoi ekipin dhe fansat e saj pas fitores.
Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.
Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.
Turneu është planifikuar të fillojë të mërkurën në Miami dhe do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi.
Turneu “Future Nostalgia” po mundësohet nga ‘Ceremony London’, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.
Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut.