Vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për secilin konsumtor që shpenzon më shumë se 800 kilovat, ka aktivizuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Gazeta Blic merr vesh se kreu i LDK-së do të mbajë konferencë për media, me fillim nga ora 15:00.
Konferenca do të mbahet në zyret e LDK-së dhe Abdixhiku do të tregojë veprimet që partia e tij do t’i ndërmerr pas vendimit për rritje të çmimit të rrymës.
Në anën tjetër, LDK dhe PDK, lëshuan sot seancën e Kuvendit, pasi nuk kaloi propozimi i tyre që në këtë seancë të zhvillohet debat parlamentar lidhur me këtë vendim të ZRRE-së.