Raporti i rasteve të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 787 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Si pasojë e këtij infeksioni kanë humbur jetën dy persona,.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani në gjithë vendin janë 20 mijë e 995 raste aktive.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.794.993 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021.

Në total numri i rasteve aktive është 20.995.