Policia ndihmon qytetarët që mbetën të bllokuar nga bora në fshatin Kurillovë

Policia ka ndihmuar pesë persona që kishin mbetur të bllokuar nga bora me veturën e tyre në fshatin Kurillovë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur gjatë natës së të hënës rreth orës 03:00.

Njësitet policore, menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Kurillovë që gjendet në një zonë malore dhe një largësi të konsiderueshme nga qyteti i Vushtrrisë. Për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë rrugës kanë hasur vështirësi për t’ qarkulluar më tutje, transmeton Klankosova.tv.

Për të arritur në lokacionin ku ndodhej vetura dhe personat, policia ka ftuar kompaninë për mirëmbajtjen rrugëve që të hapë rrugën, më pas policia kanë arritur t’i gjejnë personat të cilëve u ka ndihmuar të kthehen në qytetin e Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë:

Gatishmëria e zyrtarëve policor për të shërbyer dhe ndihmuar qytetarët në çdo lloj rrethane, është dhe mbetet mision i vazhdueshëm i angazhimeve policore.

Një angazhim i tillë i zyrtarëve policorë është dëshmuar edhe gjatë natës së kaluar në Vushtrri, ku rreth orës 03:00, të datës 8 shkurt 2022, policia kishte pranuar një informacion se pesë persona me veturën tyre kanë mbetur të bllokuar nga bora në rrugën e fshatit Kurillovë të Vushtrrisë.

Njësitet policore, menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Kurillovë që gjendet në një zonë malore dhe një largësi të konsiderueshme nga qyteti i Vushtrrisë. Për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, gjatë rrugës kanë hasur vështirësi për t’ qarkulluar më tutje.

Për të arritur në lokacionin ku ndodhej vetura dhe personat, policia ka ftuar kompaninë për mirëmbajtjen rrugëve që të hapë rrugën, më pas policia kanë arritur t’i gjejnë personat të cilëve u ka ndihmuar të kthehen në qytetin e Vushtrrisë.

Policia, mbetet e përkushtuar të shërbej dhe t’u dalë në ndihmë qytetarëve në çdo kohë dhe rrethanë.