Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021.
“Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur”, ka shkruar Kuvendi.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.
Periudha: nëntor – dhjetor 2011
Periudha: janar – dhjetor 2012
Periudha: janar – dhjetor 2013
Periudha: janar – dhjetor 2014
Periudha: janar – dhjetor 2015
Periudha: janar – dhjetor 2016
Periudha: gusht – dhjetor 2017
Periudha: janar – dhjetor 2018
Periudha: janar – dhjetor 2019