Kusari-Lila: VV-ja heq dorë nga kompensimi i shpenzimeve mujore

Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se sot Vetëvendosje ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.

Ajo shtoj se Vetëvendosje heqin dorë vullnetarisht nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione

Postimi i plotë:
Sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka proceduar kërkesë zyrtare në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.
Poashtu, e ritheksojmë se deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, heqin dorë vullnetarisht nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompenzimit të deputetëve duke ftuar të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit kur të fillojë puna në vendimin e ri.