Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të hyrat maksimale për KEDS dhe KESCO, por nuk ka vendosur për çështjen e tarifare të energjisë elektrike.
Bordi i ZRRE-së i ka aprovuar 179.5 milionë euro të hyra për KEDS dhe 347 milionë euro për KESCO. Kësaj të fundit i janë zvogëluar të hyrat për rreth 100 milionë euro, pasi që këto të fundit do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.
Gjatë ditës së nesërme, bazuar në këto të hyra maksimale, sipas burimeve të Front Online, ZRRE-ja do të vendosë edhe se sa do të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike gjatë këtij viti.