Prizren/ E ngacmoi seksualisht një 12 vjeçare, dënohet me dy vjet burg

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit T.Th., për shkak të ngacmimi seksual nda një të miture.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se i akuzuarit dënohet me burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29 tetor 2021.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit T.Th., për shkak se: ËSHTË FAJTOR

– Me datë 20 dhe 25 tetor të vitit 2021, ngacmon seksualisht personin tjetër (viktimë e ndjeshme për shkak të moshës), ashtu që i akuzuari T.Th., përfshihet në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës – e moshës 12 vjeçare, në atë mënyrë që me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues,

Me këtë ka kryer veprën penale ngacmimi seksual nga neni 183 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:

– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29.10.2021 e tutje)

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit