Nafta do të gjendet, por me çmime të larta dhe jo stabile

Pandemia ekonomike pas pandemisë Covid 19 e ka goditur botën. Kjo krizë energjetike po përcillet edhe me kriza ushtarake, gjeo-strategjike , politike dhe në hulumtime ambientale apo në energjinë e gjelbër.

Përveç rrymës dhe gazit sot bota po ballafaqohet edhe me çmime të larta të naftës dhe plinit.

Ekspertët e fushës së përcjelljes së çmimeve të naftës dhe plinit paralajmërojnë krizë të çmimeve të naftës deri në fund të vitit 2023 ku bareli i naftës do të sillet rreth 100 deri në 125 dollar për barel.

Nuk është arsye e ngritjes vetëm kriza ne Ukrainë por edhe faktor të tjerë. Falë presionit ambiental shumë kompani botërore e ne veçanti ato Amerikane i kanë ndërprerë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga fakti se kanë menduar se nafta i takon të kaluarës dhe janë orientuar në energji të gjelbër.

Sot vetëm dy fuqi të prodhimit mund të prodhojnë me kapacitete si para pandemisë janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por Emiratet janë në probleme të mëdha me kryengritësit Jemen që po ndikojnë në tensione politike dhe trazira që po e ngadalësojnë rritjen e prodhimit të naftës.

Me marrëveshjen e fundit në mes të OPEC dhe disa  nga shtete nga  Rusia kanë premtuar se do të prodhojnë  400000 barel nafte çdo ditë, por po i prodhojnë vetëm 170000 barel që po e debalansojnë ofertën dhe kërkesën.

Këto ditë pritet një takim me vendet e OPEC-ut, dhe pritet që të arrihet marrëveshja për prodhimin e 99.7 milion Barelave nafte çdo ditë por çmimi do të jetë 100 dollar për barel.

Të investohet në kapacitete të reja hulumtuese për naftë ka kosto të madhe ku llogariten 90 dollarë për barel.

Pandemia Omicron është treguar më e butë krahasuar me Covid-19 dhe shumë shtete e kanë përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike ku nevoja për naftën ka qenë e rritur dhe ka ardhur deri te një debalans në mes ofertës dhe kërkesës në tregun global.

Shteteve të shumta ju kanoset një rritje e inflacionit falë rritjes se çmimeve të naftës dhe do të ballafaqohen me sfida të shumta ekonomike, sociale por edhe të fushave tjera.

Vetëm në SHBA rritja e çmimeve është alarmante në 7.9% që një ngritje alarmante krahasuar me më parë.

Edhe ekspertet e JO Morgan dhe ata të Goldman Sachs konfirmojnë një çmim të barelit të naftës për vitin 2022 dhe 2023 që do të jetë prej 105 – 125 dollar për Barel me oscilime te ndryshme nga tre mujori në tre mujor.

Është krizë edhe spekulative dhe besoj kalimtare. Por duhet dialog publiko privat dhe pako për mbështetje te familjeve dhe ne veçanti bizneseve për të përballuar këtë krizë aktuale.