KEDS mobilizon ekipet në terren pas motit të ligë që ka kapluar vendin.
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë në terren për të reaguar në kohën më të shpejt të mundshme ndaj çdo avarie që mund të shfaqet në rrjet si pasojë e motit të ligë që ka kapluar vendin gjatë pasdites së sotme.
“Ekipet janë të përgatitura maksimalisht për të reaguar ndërsa në dispozicion kanë të gjitha makineritë e nevojshme.”, thuhet në një njoftim të KEDS-it.
KEDS bën apel te konsumatorët që në rast se shohin avari në rrjet të mos afrohen por të kontaktojnë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.