Konjufca tregon se a do të ndalen paratë për udhëtimin e deputetëve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për media për çështjen e shpenzimeve për karburant apo njohur ndryshe si shpenzimet për rrugë e që janë mundësuar deri tani nga Kuvendi.

Ai ka thënë se nuk është ne kompetencë e kryetarit, por se Kryesia e Kuvendit duhet të merret më saktësisht me këtë propozim.

Ai ka shtuar se të paktën dy subjekte parlamentare po e kundërshtojnë heqjen dorë nga vendimi për kompensim të deputetëve, por nuk përmendi emrat e tyre.

Kujtojmë se sot dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pas përplasjes që ndodhi mes Arben Gashit dhe shefit të kabinetit të Konjufcës.