Cristiano Ronaldo më 5 shkurt festoi 37 vjetorin e lindjes.
E për ketë ditë të veçantë gruaja e tij Georgina Rodriguez, është kujdesur që ta befasojë atë.
Ajo i bëri një dhuratë luksoze që ka shumën e mbi 100 mijë eurove.
Një veturë të modelit SUV, Cadillac Escalade 4×4, 5.5 metra e gjatë dhe ka një motor deri në 420 kuaj fuqi.
Vetura mund të quhet lirisht edhe familjare pasi ka hapësirë shumë të madhe brenda ku fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” mund t’i marrë edhe fëmijet e tij me vete.
Ky model i veçantë i Escalade nuk është në shitje në Evropë, kështu që Georgina Rodriguez duhet të ketë pasur një importues që t’ia sjellë automjetin burrit të saj në Manchester.
Edhe vet futbollisti u pa të jetë i kënaqur me veturën.