Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për uzurpim të pronës në një fshat të Lipjanit

I akuzuari A.M të hënën, gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Atë prokuroria po e ngarkon se në korrik të 2019-ës, në mënyrë të kundërligjshme kishte uzurpuar pronën e paluajtshme në pronësi të R.S dhe R.Sh në vendin e quajtur Smonica e regjistruar në zonën kadastrale Marec.

I akuzuari deklarimin e tij lidhur me pafajësinë e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Besnik Jakupi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tutje ka shtuar se nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale për të cilën e ngarkon prokruroia.

“Apsulut jo, nuk e ndjej vetën fajtor”, tha ai.

Pas deklarimit të të akuzuarit lidhur me pafajësinë e tij, është dhënë fjala hyrëse nga palët në procedurë.

Prokurori Jakupi në fjalën hyrëse ka deklaruar se, mbesin pranë aktakuzës së ushtruar duke konsideruar se e njëjta është ngritur nën dyshimin e mirë bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale të përshkruar si në aktakzuë.

Tutje ka shtuar se, përgjatë shqyrtimit gjyqësor-administrimit të provave dhe atë me dëgjimin e dëshmitarëve R.S dhe R.Sh, si dhe me administrimin e provave materiale certifikata e paluajtshmëris e identifikuar, kontrata mbi bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të pronës së palujtshme për 99 vite, si dhe fotodokumentacionin, kopja e planit si dhe shkresat e tjera të lendes, pa mëdyshje do të vërtetohet se i njëjti e ka kryer veprën penale.

Prikurori Jakupi ka shtuar se, meqenëse në propozimin e aktakuzës nuk është cekur se, të dëmtuarit të dëgjohen si dëshmitarë i propozoj gjykatës që të njëjtit në këtë shqyrtim gjyqësor të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve të dëmtuar pasi që është kjo e nevojshme për vërtetimin sa më të mirë të gjendjes faktike.

Ndërsa, në fjalën hyrëse përfaqësuesi i autorizuar i të dëmtuarve avokati E.H deklaroi se qëndrojnë pas aktakuzës së Prokurorit të Shtetit, mbi bazën e së cilës i pandehuri akuzohet për uzurpim të pronës së paluajtshme dhe me veprime të tilla i njëjti ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm tek të dëmtuarit R.S dhe R.Sh.

Andaj, në emër të tyre tha se paraqesin kërkesën pasurore lartësia së cilës do të bëhet gjatë procesit gjyqësor.

Kurse, në fjalën hyrëse mbrojtësja e të akuzuari sipas detyrës zyrtare Pakesta Fera, e cila u caktua në konsultim me Oden e Avokatëve të Kosovës, ka thënë se meqenëse ajo si mbrojtëse është angazhuar sot dhe është njoftuar nga gjykata lidhur me akuzën e të akuzuarit, si dhe meqenëse lënda siç tha ajo është e komplikuar ajo si mbrojtëse nuk është e pajisur me shkresa tjera të lëndë dhe është e nevojshme të njoftohet me të gjitha provat- shkresat, kërkoi që shtyhet shqyrtimit gjyqësor për një datë tjetër në mënyrë që të ketë mundësi të paraqes mbrojtje ashtu siç duhet.

Në këtë rast palët në procedurë nuk patën vërejtje apo kundërshtime me propozimin që paraqiti mbrojtësja e të akuzuarit Fera, përmes aktvendimit gjykatës Avdirrahman Gashi e aprovoi.

Ashtu që seanca e sotshme u shty, ndërsa e ardhmja u caktua më 16 shkurt 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 2 nëntor 2020, i akuzuari prej datës së pavërtetuar e deri me 1 korrik 2019, në mënyrë të kundërligjshme ka pushtuar pronën e paluajtshme, në pronësi të dëmtuarve R.S dhe R.Sh, në anë mënyrë që pa autorizim ka hyrë në posedim faktik të paluajtshmërisë – në sipërfaqe prej 3.33 ha, tè evidentuar tek vendi i quajtur Smonica, e regjistruar në Zonën Kadastrale Marec.

Sipas aktakuzës, ashtu që të njëjtat i ka mbjellë me pemë dhe ka ndërtuar një shtëpi, dhe me ato veprime i ka penguar të dëmtuarit ti shfrytëzojnë pronat e tyre.

Me këtë ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 të KPRK-së.