Banorët u shkruajnë letër njerëzve të dashur, Einxhel ka tre persona të rëndësishëm

Tashmë kur ka ardhur pothuajse fundi i këtij edicioni të Big Brother VIP, banorët po marrin surpriza nga ‘Vëllau i Madh’.

Kur secili orej banorëve kanë kaluar më shumë se 100 ditë brenda, ata kanë takuar rrallë familjarët e tyre.

‘Vëllau i Madh’, ka vendosur që secili banorë ka mundësinë t’i shkruaj letër një personi që ata kanë jashtë dhe që i ka munguar gjatë kësaj kohe.

Einxhel po i shpjegonte Beniadës kujt do të donte t’i dërgonte letër.

Ajo sqaroi se ka tre emra, që do të donte dhe që ka gjëra për t’i thënë.

Një letër do të donte t’i dërgonte babait të saj, një tjetër shokut të saj të ngushtë i cili kishte insistuar që ajo të bëhej pjesë e këtij formati, dhe sigurisht Dagz-it që takoi brenda shtëpisë.

Kujtojmë se Einxhel dhe Donaldi ditëve të fundit kanë pasur debate të ashpra mes vete.