Projekte të reja nga Mirsa Kërçeli

Këngëtarja Mirsa Kërçeli shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore.

Ajo ka njoftuar fansat se është duke punuar në realizimin e disa projekteve të reja.

Këngëtarja duke iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ka treguar se planifikon të risjellë këngën “Djaloshi im”.

“Shumë shpejt do ta dëgjoni me videoklip”, ka njoftuar Mirsa.

Mirsa më 7 janar solli një projekt të ri muzikor. “Zemra ime”, titullohet balada e re nga këngëtarja.