Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19, duke shkuar në 7,582 sosh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas Prishtinës, numër më të madh të rasteve aktive kanë Peja me 2,450, Prizreni me 2,288 dhe Gjilani me 2,238.
Ndërkohë, në nivel vendi numri i rasteve aktive me koronavirus është 30,871.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë vdekur 5 persona si pasojë e COVID-19 e janë regjistruar 2,110 raste të reja.
Ish-ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka paralajmëruar padi në CAS pas vendimit të UEFA-s...