Atdhe Xharavina ka përfunduar në mediat rozë italiane. Kjo për shkak të një postimi të modeles italiane, Maria Bove, në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video në “Instastory”, ku shfaqet me ish-konkurrentin e “Për’puthen” në makinën e tij.
Mediat italiane ngrenë pyetjen nëse ata janë të lidhur bashkë. Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme në emisionin “Wake Up”.
Atdheu tha se i ka parë lajmet në mediat italiane, por nuk e di çfarë kanë shkruar, pasi nuk e kupton as italishten.
“Unë se di çfarë ka shkruar, se nuk e kuptoj as italishten. Është një vajzë shumë e mirë. Bëri një video te makina ime, po e çoja te hoteli. Më ka dalë nami kot. Më kanë bërë me gjysmën e Shqipërisë, pa qenë”, tha Atdheu.
Ky i fundit u shpreh se është: “Çun i urtë, i mirë. Të gjitha vetë i bëj, laj, shpërlaj. Nuk jam ky djali i media. I kam bezdi lajmet për mua. Nuk e ndihmojnë figurën time”.