Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre në seanca e komisione.
Gashi për ka thënë se personalisht nuk ka marrë asnjë cent kompensim për këtë.
Gashi ka thënë se është çështje individuale e secilit kompensimi për naftë, teksa thotë se është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim si Grup Parlamentar.
“Është punë për ta mua nuk më intereson. Unë s’kam marr kështu që folni me deputetët që kanë marrë. Ky nuk është problemi që e ka Kosova beso, Kosova ka problem që i ka hup 200 milionë euro për një muaj e merri me këtë punë që është absolutisht e parëndësishme. Është çështje individuale e secilit deputet i cili ka marrë kompensime për udhëtimet që i bëjnë jashtë Prishtinës. Ata që i kanë marrë le t’i arsyetojnë. Nëse janë kompensime të paligjshme marrin përgjegjësi nëse kompensimet janë të ligjshme është gjithçka në rregull”, ka thënë Gashi.
E për deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës se deputetët e VV-së, do të heqin dorë nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, Gashi nuk dëshiron ta komentojë.
“Pse duhet me pa heqjen dorë të tyre është punë për ta është, nuk është punë e imja”, tha në fund Gashi.