Elita e Europës, ndeshjet që do të luhen sot në kampionatet kryesore

Këtë të premte do të luhen disa prej ndeshjeve të kampionateve më të rëndësishme në futbollin në Europë, duke bërë një mbrëmje interesante.

Në Ligue 1 mbrëmje do të nisë në orën 21:00 me ndeshjen mes Marseille dhe Angers. Ky takim është I vlefshëm për raundin e 23-ë të kampionatit kryesor të futbollit Francez, me vendasit që vijnë në këtë përballje me 40 pikë dhe renditen në vendin e tretë, teksa kundërshtari I tyre qëndron në vend të 12 me 29 pikë të grumbulluara.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në “Stade Velodrome (Marseille)” Marseille ka marrë dy fitore dhe tre barazime.

Bundesliga ka rezervuar për këtë mbrëmje ndeshjen midis Hertha Berlin dhe Bochum, që do të nisë në orën 20:30. Ky takim është I vlefshëm për raundin e 21-ë, teksa skuadrat renditen pas 20 ndeshjesh vendasit në vend të 13 me 22 pikë dhe miqtë të 11-tët me 24 pikë.

Bazuar në statistikat në pesë takimet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve rezulton se Hertha Berlin ka marrë tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndërsa në La Liga të Spanjës në orën 21:00 do të nisë takimi i javës së 23-ë mes Getafes dhe Levantes së Enis Bardhit dhe Shkodran Mustafit, me këtë të fundit që nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje për shkak se është i dëmtuar. Getafe deri më tani ka grumbulluar 22 pikë dhe renditet në vend të 16-ë, teksa Levante qëndron në vend të fundit të tabelës së La Ligës me vetëm 11 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve Levanet ka marrë dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Ndërkohë këto tre ndeshje do mund t’i ndiqni:

Marseille-Angers në Supersport 4

Hertha Berlin-Bochum në Supersport 3

Getafe-Levante në Supersport 5