Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin shumë të ndjekur britanik, “The Late Show With Stephen Colbert”.
Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër të tjerash ka folur edhe për suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”.
Dua është dukur bukur dhe tejet tërheqëse e veshur me një fustan të zi të shkurtër, i cili vinte mjaft mirë në pah këmbët e saj atraktive.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Fustani karakterizohej me një detaj në formë trekëndëshi te pjesa e sipërme dhe një lule të madhe të zezë, gjersa për ta kombinuar shqiptarja kishte veshur një palë çizmet të zeza, të gjata deri në gju.
Ajo ndau disa fotografi me afro 79 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej duke marrë poza në prapaskenat e emisionit.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Moderatori i programit, Stephen, tha se kënga e saj “Levitating” ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe e pyeti nëse e dinte kur e kompozoi se kënga do të ishte hiti kryesor i albumit “Future Nostalgia”.
“Patjetër që jo”, tha Dua. “Unë kurrë nuk mund të parashikoj se për cilën këngë njerëzit do të reagojnë më mirë, por ‘Levitating’ ishte kënga e parë që ndihmoi të diktonte pjesën tjetër të albumit”, theksoi 26-vjeçarja.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Ajo tha se kishte një ndjenjë të fuqishme pasi ishte në studio duke shkruar këngën me Sarah Hudson dhe [Clarence] Coffee, saqë të gjithë u ndjenë aq energjikë dhe të emocionuar më pas.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram
Foto: Dua Lipa/Instagram