Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 2.416 doza të vaksinës kundër COVID’19.
Sipas njoftimit prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës, teksa me dozën e dytë janë vaksinuar 807.383 qytetarë.
Përndryshe, së fundmi kemi pasur një rritje të madhe të infeksioneve me variantin Omicron i cili ka arritur edhe në Kosovë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.789.127 doza të vaksinës.
Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.
Në total numri i rasteve aktive është 31.084.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB