Profesori i Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka reaguar pas arrestimit të kameramanit të Agjencisë së Lajmeve Albion Selitajt.
Zeneli ka thënë se arrestimi i Selitajt shpërfaq brutalitetin policor ndaj lirisë së shprehjes dhe të informimit.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shirit policie që ishte i ndaluar për xhirim, teksa ka ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës ta hetojë rastin ndaj zyrtarëve policor për tejkalim të kompetencave të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Arrestimi i kameramanit sot, shperfaq brutalitet policor ndaj lirise se shprehjes dhe lirise se informimit.
Aq me shume qe ne asnje rast ne vendin ku kameramani kryente punen e tij nuk kishte asnje shenje, shirit policie apo diçka tjeter qe do te tregonte se eshte vend i ndaluar per xhirim/fotografim.
I beje apel policise qe ta liroj sa me pare kameramanin e arrestuar. Ndersa, Inspektoratit Policor i beje thirrje per nisjen e hetimeve ndaj zyrtareve te policise qe tejkaluan kompetencat e tyre duke e pengu kameramanin ne kryerjen e detyres se tij zyrtare.