Vetëaksident në Autostradën”Arbër Xhaferi”,Lëndohet një Person

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Arbën Xhaferi” , saktësisht në kilometrin e pestë Veternik-Lipjan.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, në kilometrin e pestë Veternik-Lipijan.Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.