Këngëtarët shqiptar përveç që shquhen për zërat e tyre, ata marrin vëmendje edhe me paraqitjet e tyre në publik.
Përmes rrjeteve sociale, informojnë ndjekësit për lëvizjet e tyre, duke postuar imazhe e video të ndryshme.
Njëri nga reperët që shquhet për fizikun mahnitës është Capital T.
Sigurisht, ka kureshtje nga ana e publikut për të kuptuar sesi arrin të jetë në top formë.
Për Indeksonline, reperi zbuloi ‘sekretin’ e tij.
Ai tha se i kushton rëndësi ushqimit si dhe ushtrimeve në palestër.
Bëj gjumë të plotë, dhe konsumoj ¾ litra ujë në ditë. Ndërsa sa i përket ushqimit kryesisht konsumoj mish pule, perime, oriz, sallata si dhe pak fruta. Gjithashtu, pjesë e pandashme është edhe palestra, ku rreth 5/6 ditë në javë i kaloj në palestër rreth 1 orë”./Indeksonline/