Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë për zgjedhjet komunale 2021 ka prezantuar raportin përfundimtar, ku u vlerësua si proces i rregullt, për të cilin u dhanë 23 rekomandime.
Shefi i Misionit, Lukas Mandl, ka thënë në një konferencë për medie se zgjedhjet e vitit të kaluar në Kosovë kanë qenë relativisht te mira.
Ai ka përgëzuar KQZ-në për organizimin e mira të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Në prezantimin e raportit përfundimtar u tha se liritë themelore të zgjedhjeve janë respektuar dhe se votuesve u janë ofruar mundësitë për të zgjedhur.
“Ky raport paraqet gjetjen dhe analizën e vrojtimeve tona të misionit tremujor dhe përfshijnë 23 rekomandime. Zgjedhjet komunale të vitit 2021 kanë qenë të organizuara mirë nga Kreshnik Radoniqi. Votimi në dy raundet është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga misioni i BE-së. Raporti ynë ofron 23 rekomandime. Ato përfshijnë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka prezantuar 6 rekomandime, që sipas tij janë më të rëndësishmet.
“Sa i përket financimit të partive dhe fushatave. Ne rekomandojmë të sigurohet një mekanizëm i pavarur për fushatat. Së dyti, sa u përket regjistruesve për votim jashtë vendit, ne rekomandojmë që të regjistrohen votuesit nga jashtë vendi. BE-ja rekomandon që të zgjidhen me kohë të gjithë anëtarët e Bordit të KPM-së. Sa u përket fushatave online, rekomandojmë të rregullohem me ligj. Sa u përket ankesave dhe parashtresave, rekomandojmë që të ketë dispozitë për kontestimin e rezultateve përfundimtare dhe të qartësohen. Fletëvotimet e pavlefshme rekomandojmë të ridizajnohen në mënyrë që votuesit t’i kuptojnë më lehtë”, u shpreh Mandli.