KEK-u dhe KOSTT-i kanë njoftuar për gjendjen e njësive A3 dhe A5 të Termocentralit Kosova A, duke thënë se rënia ka ndodhur si rezultat i problemeve teknike.
“Njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) kishin rënë nga sistemi si rezultat i lidhjes së shkurtër në stabilimentet e tensionit të lartë – 220 kV, asete të KOSTT-it. Ky është një konstatim i përbashkët nga ekspertët e dy kompanive KEK dhe KOSTT, dhe tregon se nuk ka vend për dyshime dhe veprime të qëllimshme por e gjitha që ka ndodhur është si rezultat i problemeve teknike dhe më pastaj në përputhje të plotë me veprime të procesit teknologjik në mbrojtje të gjeneratorëve dhe sistemit elektroenergjetik për rastet kur paraqitet një avari e tillë në stabilimentet e tensionit te larte 220 Kv”, thuhet në komunikatë.
“Ky është një konstatim i përbashkët nga ekspertët e dy kompanive KEK dhe KOSTT, dhe tregon se nuk ka vend për dyshime dhe veprime të qëllimshme por e gjitha që ka ndodhur është si rezultat i problemeve teknike dhe më pastaj në përputhje të plotë me veprime të procesit teknologjik në mbrojtje të gjeneratorëve dhe sistemit elektroenergjetik për rastet kur paraqitet një avari e tillë në stabilimentet e tensionit te larte 220 Kv”, potencohet më tej.
“Me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit, dy njësitë e TC Kosova A (A3 dhe A5) bazuar në raportin e komisionit të përbashkët profesional KEK-KOSTT të dt. 26.01.2022 Nr. 170 vërtetohet se kanë rënë nga sistemi si rezultat i një avarie në sistem përkatësisht në shkarkuesin e mbitensionit dhe më pas në izolator tërheqës 220kV që ka ndikuar në renjen e zbarrës kryesore të tensionit të lartë 220Kv në asete të KOSTT.
Në këto zbarra ka qenë e lidhur edhe njësia A3 e TC Kosova A, e cila në momentin që është shkaktuar lidhja e shkurtër ka rënë nga sistemi duke ekzekutuar dhe zbatuar procesin për mbrojtje të gjeneratorëve, ndërkohë që njësia A5 si rezultat i luhatjes së madhe në sistem dhe ngarkesës me fuqireaktive nuk ka arritur të qëndrojë në operim dhe për pasojë edhe ajo ka rënë nga operimi.
Lidhur me këtë ngjarje, KEK dhe KOSTT apelon tek të gjitha palët që në të ardhmen të presin informatën dhe sqarimin zyrtar nga ekspertët e fushës, e gjithë kjo me qëllim të shmangies së paqartësive dhe keqinformimit të opinionit”, përfundon komunikata.