Sot kanë ndodhur shumë diskutime brenda shtëpisë së BBV-së.
E kryefjala e këtyre temave ka qenë pikërisht Donaldi.
Iliri, Monika dhe Arjola kanë diskutuar shumë gjatë për të.
Monika ka mbrojtur atë në shumë momente duke cilësuar si të padrejta deklaratat e Einxhelit.
Ndërsa Iliri ju shpreh atyre se Donaldi nëse nuk do të kishte debate dhe posaçërisht me të ai shumë herët do të ishte larguar nga shtëpia e BBV-së.
Gjithashtu ai tha se Donaldi gjithmonë ka kërkuar vëmendje duke u përfshirë në diskutime ku nuk kishte të bënte me të.
Donaldi dhe Einxheli kanë pasur debate tejet të forta mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit.