Fisnik Syla me Fjolla Morinën pushuan në Maldive në verën e vitit 2021. Por i mbetën borxh kompanisë 23 mijë euro.
“Më datën 21 e premte kam pranu një kërkesë prej z.Fisnik Sylës për një aranzhman prej Maldives, kërkesa ka qenë specifike sepse ai vecse ka qenë në Dubai dhe udhëtimin ka dashtë me bë prej atje. Tu e marrë parasysh që bashkëpunoj me shumë njerëz të estradës edhe na ka metë në fjalë domethënë kemi lëshu biletat hotelin të gjitha, në mirëbesim, për të cilën, Fisniku ka dërgu një transaksion’, agjenti i shitjes në kompani.
“Fisniku i dërgoi transaksion banker që rezultoi i falsifikuar, ditët kalonin e paratë nuk po dilnin në llogarinë e kompanisë. 21 mijë euro, fillimisht, pastaj gjatë qëndrimit atje kam pranu një transaksion që ka rezultu që nuk është bë fare. Ka qenë transaksion sa për me shty afatin e pagesës sepse me gjasë ato të holla nuk i ka pasë asnjëherë” thotë agjenti i kompanisë, për Kiksin e Klanit
Ndiqeni kronikën e plotë të Kiks, për të parë rrjedhën e gjithë ngjarjes: