Dogana e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celularë dhe pajisje përcjellëse.
Pas hetimit disa mujor njësitë e doganës së Kosovës kanë bastisur 7 lokacione të ndryshme në Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.
Me këtë rast siç thuhet në kumtesën e Doganës së Kosovës, është gjetur mall i ndryshëm (Telefona celularë, pjesë rezervë për telefona dhe aksesorë) pa origjinë/dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar.
Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganore janë 21,509.41 Euro.
Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.