Dafina Zeqiri i del në mbrojtje vajzës nga Gostivari me Sindromën Down

Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dalë në mbrojtje vajzës me Sindromën Down e quajtur Ëmbla nga Gostivari.

Për Ëmblan u nënshkrua një peticion nga prindërit e shkollës ku ajo vijon mësimin të largohet nga klasa, me pretekstin se ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë.

Dafina Zeqiri ka postuar në rrjetin social Instagram, duke i dalë në përkrahje, si shumë raste të tjera që këngëtarja nuk kursen llogaritë e saj sociale për t’i mbështetur në çfarëdo forme.

Image