Sarah erdhi në Prishtinë dhe Pajtimi ka një kërkesë ‘serioze’ për të

Teksa fundjava e gjen të angazhuar PM me mbrëmje në Shqipëri, ai dhe Sarah duket që s’kanë humbur asnjë ditë për të qenë bashkë.

Dje, bloggerja e njohur ka marrë rrugë drejt Prishtinës me ç’rast ka ndarë momente nga qëndrimi me ndjekësit në rrjete sociale.

Por, momenti më epik që ka ndarë ka qenë ai i kërkesës së vetme që PM ka pasur për të.

Me një toster në dorë, ai ka kërkuar nga Sara ‘specialitetin’ e preferuar nga koha e qëndrimit në “Big Brother VIP” – tostat e përgatitur nga ajo!