Rita Ora plot sharm e stil në ballinën e “Vogue Arabia”

Rita Ora prej javësh është zhvendosur në Australi ku përveç që festoi festat e fundi vitit ajo gjithashtu ka nis xhirimet për “The Voice: Generations” dhe sezoni e ri të “The Voice Australia”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po ashtu ka vazhduar edhe me projekte të tjera dhe së fundmi është bërë pjesë e revistës “Vogue Arabia” në numrin e muajit shkurt.

31-vjeçarja ka realizuar një fotosesion të veçantë, teksa shihet në disa veshje të ndryshme ndërsa merr vëmendje stili dhe sharmi i saj.

Vet Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhet e realizuara për revistën e njohur, ndërsa tha se është nderë për të që të jetë pjesë e “Vogue Arabia”.